Të zhytur në baltë prej 4 ditësh, shpëtohet familja në Australi

Një familje është shpëtuar nga zona e largët e Australisë Jugore, pasi autobusi i tyre mbeti i bllokuar për katër ditë në baltë.

Lindsey dhe Ori Zavros bashkë fëmijët e tyre të vegjël Zoe dhe Zane u bllokuan pas shiut të dendur rreth 150 km nga Oodnadatta, qyteti më i afërt.

Ata thirrën për ndihmë të premten e kaluar, por u tha se shpëtimi tokësor mund të jetë javë larg për shkak të përmbytjeve në zonë.

Me parashikimin e temperaturave të larta, një helikopter shpëtimi u dërgua të martën.

“Familja po dërgohet në Coober Pedy për të qëndruar natën, ku më pas do të bëjnë aranzhimet e tyre të mëtejshme të udhëtimit”, thuhet në një deklaratë nga policia e Australisë Jugore.

Në fillim të kësaj jave, autoritetet u hodhën nga ajri mallra emergjente, duke përfshirë ujin dhe një telefon satelitor. Familja kishte edhe disa furnizime në fugon./albeu.com


Shtuar 16.11.2021 14:23