Këtë të martë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Roskovec të Fierit.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Raportohet se ata kanë humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Mësohet se autori është vetëdorëzuar.
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49-vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.