Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Lavdimir Kurtaj.
Një konflikt i momentit mes autorit Altin Kuka dhe dy viktimave, vëllezër, Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, është bërë shkak për tragjedinë në Roskovec.
Të lidhura
Vëllezërit janë qëlluar për vdekje, me breshëri plumbash nga 49-vjeçari Kuka.
Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, duke degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga Altin Kuka.
Viktimat kanë ndërruar jetë në spital, ku u dërguan me urgjencë pas të shtënave. Në reagimin e parë për mediat, Policia e Fierit njoftoi se ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa është sekuestruar dhe arma e krimit.







