Foto ilustruese
Një ngjarje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë ku shtetasi me iniciale E. L., 40 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndaj shtetases me iniciale A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë.
Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e shtetasit E. L.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim policie
Qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, shpallet në kërkim 40-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, pranë tunelit, në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, ku një 40-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:
E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.
Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e shtetasit E. L.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com