Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në hyrje të qytetit të Sarandës, ku një person është kanosur me armë nga një individ ende i paidentifikuar.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar 4-5 herë me armë zjarri në ajër dhe më pas ka kërcënuar një shtetas duke i drejtuar armën në kokë. Pas ngjarjes, ai është larguar nga vendi me një automjet tip Audi Q7 në drejtim të Borshit.
Të lidhura
Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se i dyshuari mund të jetë ndaluar nga policia gjatë ndjekjes.
Ndërkohë, forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.


