3 persona janë vrarë dhe të paktën 6 persona u plagosën në një shkollë të mesme në Miçigan, pasi një person i armatosur hapi zjarr në periferi në veri të Detroitit.
Zyra e Sherifit të Qarkut Auckland njoftoi se autori i dyshuar është arrestuar dhe armë i është sekuestruar.
Zyra e Sherifit nuk sqaroi nëse të plagosurit ishin nxënës.
Shkolla është mbyllur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton./albeu.com