Një tjetër plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Klinë- Gjakovë, tek Guri i Zi ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Njoftimi i policisë
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi./albeu.com