Të shtëna me armë në Greqi, vritet një shqiptar, plagosen dy të tjerë, mes tyre dhe një grua

Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e sotme në greqi dhe dy bashkëkombas të tij janë plagosur. Protothema shkruan se në polici është dhënë alarmi për të shtëna në një lokal në Nea Smyrni. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali të njohur në sheshin e Nea Smyrni, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur, një prej të cilëve është grua.

Siç u bë e ditur, i armatosuri ishte duke qëndruar në një restorant i veshur me një maskë kirurgjikale për të mbuluar tiparet e tij dhe në një moment ai u doli nga vendi i tij i fshehur dhe hapi zjarr ndaj klientëve. Menjëherë pas kësaj ai ka nxituar të zhduket në këmbë në drejtim të panjohur.

Shqiptari i pajetë dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare dhe ndodheshin jashtë lokalit. Një nga plumbat e gjuajtur nga i armatosuri ka goditur në shpinë një grua, e cila ishte padrone e lokalit dhe duket se është plagosur lehtë. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.


Shtuar 18.12.2022 21:49