Kryetari i PD-së Lulzim Basha kishte një takim sot me gratë demokrate në zonën pranë RTSH-së. Të rinjtë e FRP-së që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha e kanë pritur me protestë.
Në videon më poshtë shihen pamjet kur makina e kryedemokratit të PD-së qëllohet me vezë ndërsa të gjithë i bëjnë thirrje të ikë.
Basha në reagim ka thënë: “Hajdeni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve.”
Gjithashtu edhe gratë e forumit LDG që mbështesin Berishën janë mbledhur në protestë të cilat në duar mbanin pankarta kundër Bashës.