Drejtuesi politik i PD për Shkodrës, Helidon Bushati ka zhvilluar një takim me të rinj e studentë nw kwtw qytet.
Bushati është njohur me shqetësimet e të rinjve, ndërkohë që një prej tyre ka denoncuar se për të hyrë mësues në sistemin arsimor duhet të paguash 5-6 mijë euro.
Ai tha se qeveria e PD do i ofrojë të rinjve mundësinë që talenti i tyre të vlerësohet në Shqipëri, e jo të ikin jashtë shtetit siç po vepron politika e sotme.
Po ashtu të rinjtë kanë pasur dhe shumë ankesa të tjera lidhur me mësimin online, sistemin shëndetësor e korrupsion.