Greqia ka shënuar sot një rekord rastesh me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 22 mijë raste dhe ky është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Mediat lokale në Greqi raportojnë për vdekjen e një çifti biznesmenësh nga Lamia, të cilët kishin qenë të pavaksinuar, raporton abcneës.al.
Thanasi dhe Maria u dërguan në spital në fund të muajit të shkuar pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Ata u mbajtën për disa ditë në spital dhe më pas u futën në intubim duke ndërruar jetë me një diferencë vetëm prej tre ditësh nga njëri-tjetri.
Çifti, që merrej me shitjen e makinave, mjaft të njohur dhe respektuar në zonë, lanë pas tre fëmijë jetimë.