Të mërkurën mbledhja dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama dhe Kurti për herë të parë përballë njëri-tjetrit pas propozimit për Asosacionin

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës ditën e mërkurë në 14 qershor do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët në Gjakovë.

Ky do të jetë takimi i parë mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë edi Rama, pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Axhenda

Takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend.

Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.

Për në ora 12:40 është paraparë fotoja e përbashkët.

Në ora 12:45 në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu” do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.

Ndërsa konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama do të mbahet në ora 13:15, po në këtë teatër.

Në kuadër të agjendës përfshihen edhe homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës, në ora 13:45.

Në ora 14:00 dreka zyrtare, tek restorant “Hani i Haraçisë”, ndërsa në ora 16:00, takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare.


Shtuar 12.06.2023 22:22