Të gjithë e dëgjuan dje aktivisten ukrainase, por si iu përgjigj asaj kryeministri britanik

Kryeministri britanik, Boris Johnson, para gazetarëve tha dje se është i vetëdijshëm që Britania e Madhe s’është duke bërë mjaftueshëm për të ndihmuar ukrainasit nga agresioni rus.

Johnson i është përgjigjur aktivistes ukrainase e cila u përlot dje në konferencën për media, duke i kërkuar Britanisë që ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën pasi civilët po vdesin nga bombardimet ruse.

Kryeministri Johnson është shprehur se nëse merret vendimi për ndalim fluturim në qiellin e Ukrainës do të nënkuptonte direkt luftë me Rusinë.

“Implikimi në zonën për ndalim fluturim do të thoshte që Britania të rrëzonte aeroplanët rusë, kjo do të ishte luftë direkte me Rusinë. Kjo s’është diçka që mund të bëjmë ose që e kemi parashikuar”, është përgjigjur Johnson.


Shtuar 2.03.2022 12:09