Gafa e Biden, ngatërron ukrainasit me iranianët (VIDEO)

Gjatë fjalimit të tij të parë për Gjendjen e Bashkimit, Presidenti i SHBA Joe Biden ngatërroi fjalët duke thënë “iranian” në vend të “ukrainas”. Biden donte të thoshte “ukrainas” dhe jo “iranian”.

Nënpresidentja e SHBA Kamala Harris shihet duke bërë një shprehje paksa konfuze në përgjigje të gafës së Biden. Pavarësisht ngatërresës, salla shpërtheu në duartrokitje.

Shtuar 2.03.2022 12:13