Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar sot viktimat e 21 janarit që u vranë në protestën e thirrur nga Partia Socialiste. Rama në postim shkruan se shpreson te drejtësia e re, por qytetarët i vënë në dyshim fjalët e tij duke qenë se kanë kaluar 11 vjet nga ngjarja dhe drejtësia nuk është vënë në vend.
Një komentues i shkruan: “Te erdhi dita prap te hedhesh lule ne bulevard…se drejtesi duhen edhe ca vite te demostrosh Zotrote si Kryeminister”.
Rama i përgjigjet: “Po, je shume i sakte, duhet ende kohe qe Reforma ne Drejtesi te jape te gjitha frytet e saj, sepse u be vetem para pak vitet se po te ishte bere qe ne vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot! Drejtesia ne demokraci nuk behet me suste, s’jemi ne vitin 1945, kemi nderruar sistem, nuk e ben kryeministri as partia drejtesine lavdi Zotit, prandaj duhet durim sepse ato vendet me drejtesi qe shohim ne, kishin sistem drejtesie te drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet!”/albeu.com