Të dhënat izraelite: Vaksina Pfizer 30% më pak efektive ndaj variantit Delta

Vaksina Pfizer është më pak efektive ndaj variantit Delta. Kjo tregohet nga të dhënat e lëshuara nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, në një analizë të infeksionit në një vend ku vaksinimi masiv ndodhi ekskluzivisht me atë lloj imunizimi.

Të dhënat – ndërsa konfirmojnë se vaksina mbron nga rastet serioze dhe shtrimi në spital – tregojnë se efektiviteti në parandalimin e rasteve simptomatike ka rënë me rreth 30%, nga 94.3% (majin e kaluar) në 64% në qershor.

Të njëjtët indekse nga Ministria e Shëndetësisë rikonfirmojnë vlefshmërinë e vaksinës në luftimin e rasteve të rënda dhe shtrimin në spital.

Varianti Delta, që besohet të jetë dy herë më ngjitës, i është atribuar 90% të rasteve të reja në Izrael në dy javët e fundit./albeu.com


Shtuar 6.07.2021 14:36