ZYRTARE/ Një tjetër futbollist largohet nga Barcelona për t’u transferuar në Angli

Tre ditë pasi kishte shitur Trincaon te Wolves, Barcelona ka bërë edhe një pazar në Angli. Katalonasit kanë shitur Junior Firpon te Leeds United.

15 milionë euro është shuma e marrëveshjes për mbrojtësin e krahut.

Nga shitja e mundshme e Firpos, Barcelona do të përfitojë 20 % të shumës.

Junior erdhi në Barcelonë dy sezone më parë nga Betis për 18 milionë euro, por që asnjëherë nuk ka treguar formë të lartë te katalonasit.


Shtuar 6.07.2021 14:42