Të ardhurat tek restoranti i Beqaj, gazetarja jep detaje të reja: Vlera e faturave arrin vlerën 200 mijë€

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar ditën e sotme nga me urdhër të SPAK për abuzim me fondet e BE-së.

Duke u vendosur në krye të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Beqaj ka arritur të ‘fus duart’ te fondet e BE-së në shërbim të restorantit të tij në Kalanë e Tiranës, ‘Gzona’.

Lidhur me këtë gazetarja Ola Xama, tha në një emision televiziv, se sipas përllogaritjeve, vlera e faturave të lëshimit në restorant, kap shifrën 200 mijë euro.

“Sipas përllogaritjeve vlera e faturave të lëshimit arrin vlerën 200 mijë €, ndërkohë po të llogaritet vlera e apartamenteve dhe makinës, mund të kap vlerën e rreth 350 mijë €.”


Shtuar 4.07.2024 21:48