Tallja me “bukën”, Shqipëria “derdhet” në shesh! Pjesëmarrje masive në protestë (FOTO LAJM)

Para pak minutave ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.

Në protestë vihet re një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve, të cilët mbajnë pankarta me thirrje kudër qeverisë.

Dita e shtunë i ka favorizuar qytetarët që të marrin pjesë, edhe për faktin se për një pjesë të mirë të qytetarëve, kjo është një ditë pushimi.

Protestat nisën pas rritjes drastike të çmimit të naftës pak kohë më parë./albeu.com/


Shtuar 19.03.2022 11:38