Teksa kryeministri Edi Rama takohet me Von der Leyen, qytetarët vijojnë protestën kundër qeverisë dhe kreut të saj. Konferenca mes tyre pritet të mbahet në orën 17:30.
Policia ka rrethuar hapësirën përpara Kryeministrisë, ndërsa protestuesit janë vendosur në disa zona, përfshirë Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Të lidhura
None found
Gazetari Osman Stafa deklaroi për News24 se takimi po zhvillohet në kushte “shtetrrethimi”. Sipas tij, policia ka marrë të gjitha masat që protestuesit të mos qëndrojnë pranë Kryeministrisë, çka ka bërë që ata të shpërndahen në lokacione të ndryshme.
Gjatë protestës pati edhe momente tensioni, kur efektivët tentuan t’i shtynin protestuesit për t’i larguar nga Bulevardi.
