Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Rama e cilësoi një takim miqësor dhe frytdhënës.
Kryeministri zbuloi se me zyrtarin e lartë amerikan diskutuan partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë.
Sipas Ramës, temë e rëndësishme e bisedës ka qenë gjithashtu edhe “Ballkani i Hapur”, që sipas Ramës projekti në fjalë ka mbështetjen e fuqishme të SHBA.
“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, shkruan Rama./albeu.com/