Takimi “kokë më kokë” Putin-Lukashenko, çfarë diskutuan në Bjellorusi dy liderët

Sot, presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar udhëtimin e tij të parë jashtë vendit pas 3 vitesh dhe është takuar në Minsk me homologun Bjellorus Alexander Lukashenko për bisedime të shumëpritura, të cilat ishin cilësuar si një “vizitë pune”.

Megjithatë, zyrtarët ukrainas kanë shprehur frikën se agjenda e Putinit mund të jetë presioni ndaj Bjellorusisë që të përfshihet më shumë në luftën e Rusisë.

Kjo është hedhur poshtë nga Kremlini si “budallallëqe”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Putin dhe Lukashenko lavdëruan lidhjet e tyre gjithnjë e më të ngushta, por ata pothuajse nuk e përmendën konfliktin.

Asnjë nga gazetarët e ftuar për të folur nuk i pyeti liderët për luftën, dhe në vend të kësaj biseda mbeti mbi partneritetet e ngushta ekonomike, industriale dhe mbrojtëse të vendeve.

Opozita politike në Bjellorusi ka paralajmëruar se Rusia mund të aneksojë fqinjin e saj shumë më të vogël.

Por si Putin ashtu edhe Lukashenko e hodhën poshtë idenë.

Takimit kokë më kokë mes dy liderëve u parapri nga një takim më i gjerë ku përfshiu ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të vendeve.

Bjellorusia tha se kishte pasur marrëveshje për një çmim të ri për furnizimet e gazit rus, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.

Lukashenko falënderoi gjithashtu Putinin për përmbushjen e një premtimi për të përmirësuar avionët ushtarakë të Bjellorusisë të ndërtuara nga Rusia dhe për ta furnizuar atë me sisteme raketore taktike Iskander-M me aftësi bërthamore për t’u mbrojtur kundër asaj që ai e quajti kërcënim nga Perëndimi./albeu.com


Shtuar 19.12.2022 23:00