Presidenti kinez Xi Jinping ka mbërritur në Rusi.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Xi Jinping mbërriti në aeroportin Vnukovo pak më parë.
Ai është planifikuar të hajë drekë me presidentin rus përpara një takimi jozyrtar kokë më kokë këtë pasdite.
Bisedimet zyrtare me delegacionet janë planifikuar për nesër.
Kujtojmë se pak se një muaj më parë, Kina propozoi një plan paqeje prej 12 pikash në një përpjekje për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, duke bërë thirrje për bisedime paqeje dhe respekt për sovranitetin kombëtar.
Por dokumenti nuk thotë në mënyrë specifike se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina, dhe gjithashtu dënon përdorimin e “sanksioneve të njëanshme”, në atë që shihet si një kritikë e mbuluar ndaj aleatëve të Ukrainës në Perëndim.
Menjëherë pas zbulimit të planit, Rusia përshëndeti propozimet e paqes kineze. Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shpresonte që Kina të mos furnizonte me armë Rusisë.
Mykhaylo Podolyak, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, tha për mediat italiane se ekziston një “kontradiktë absolute” midis këmbënguljes së planit për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe nevojës për një armëpushim të menjëhershëm, që Podolyak thotë se do ta linte Rusinë nën kontrollin e territorit të pushtuar.
Duke folur përpara bisedimeve të sotme midis Xi dhe Putin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se dyshja do të diskutojnë temat e propozuara nga Pekini në planin e tij të paqes për Ukrainën./albeu.com