Tabela: Mjetet ushtarake të shkatërruara dhe viktimat që i janë shkaktuar pushtuesit rus

Teksa lufta ditën e sotme është në ditën e 11-të të saj, humbjet nga të dy krahët janë tejet të larta.

Raportet thonë se forcat ruse kanë humbur një numër të madh tankesh, avionësh, helikopterësh dhe mjetesh të blinduara.

Pavarësisht frikës fillestare për një kapitullim të shpejtë të Ukrainës, Ukraina u ka shkaktuar humbje të rënda pushtuesve rusë, duke arritur të largojnë 750 mjete të ushtrisë ruse nga fusha e betejës.

Tabela:

Rezistenca e palëkundur ka bërë që  108 tanke ruse të jenë shkatërruar, kapur ose braktisur, ndërsa 50 kanë përfunduar në duart e Ukrainës.

Mediat ukrainase kanë raportuar gjithashtu mbi 11,000 vdekje ruse që nga fillimi i pushtimit – mbi 1,000 vdekje çdo ditë.

Dëshira e Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën me një fitore të shpejtë është shkatërruar nga humbjet me një autokolonë masive 40 km me automjete ushtarake që synonin të mposhtnin Kievin duke u ndalur nga dështime të turpshme logjistike.

Ushtria ukrainase raportohet se ka rrëzuar 10 helikopterë rusë dhe 8 avionë në 11 ditë.

Të shtunën u shënuan edhe humbjet më të mëdha për ushtrinë ruse me tetë avionë.

Ekspertët kanë sugjeruar se forcat ajrore ruse po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së municioneve të drejtuara me precizion në avionët e tyre që do të thotë se avionët dhe helikopterët duhet të fluturojnë më poshtë për të sulmuar duke përdorur armë më pak të avancuara – duke i lënë ata të prekshëm ndaj sulmeve anti-ajrore.