Rusia është një nga vendet që oligarkët “lulëzojnë më së shumti.
Kohët e fundit ata kanë qenë në qëndër të sanksioneve perëndimore.
Oligarkët rusë janë personat më të dëmtuar financiarisht nga lufta në Ukrainë, pasi vetëm nga sanksionet e Perëndimit kanë humbur 38 miliardë dollarë.
10 oligarkët më të pasur rusë së bashku përllogaritet se kanë një pasuri neto prej 186 miliardë dollarë.
Referuar të dhënave të ‘Bloomberg’, personi më i pasur në Rusi rezulton Vladimir Potanin, që ka 35% të ‘Nornickel’.
Potanin, ish-zv.kryeministër i Rusisë dhe një person i afërt i Putinit, ka në pronësi kompaninë më të madhe të prodhimit të paladiumit dhe nikelit.
Kjo nuk është hera e parë që oligarkët rusë përballen me sanksione të forta ekonomike.
Nga aneksimi i Krimesë në 2014; BE, SHBA, Zvicra dhe Kanadaja vendosën masa kufizuese ndaj tyre.
Por, shumica e oligarkëve kanë prona të paluajtshme të regjistruara me emrat e të afërmve të tyre në parajsa fiskale.
Për shembull, Alexey Mordashov transferoi shumicën e aksioneve në minierën e arit ‘Nordgold’ në emër të bashkëshortes së tij.
Pavarësisht dobësimit të rublës, oligarkët rusë janë ende në gjendje të vendosin mburojë për paratë dhe asetet e tyre duke anashkaluar masat.
Vlera e aseteve të kompanive ruse dhe individëve vetëm në Zvicër arrin në rreth 11 miliardë dollarë sipas të dhënave të Sëiss bank.
Ndërsa qeveria Mbretërisë së Bashkuar thotë se vetëm dy oligarkët, Alisher Usmanov dhe Igor Shuvalov kanë një pasuri prej 20 miliardë dollarë.
Nga një përllogaritje e bërë në 2015, pasuria e miliarderëve rusë në ‘offshore’ arrin në 800 miliardë dollarë, tre herë më shumë se sa rezervat e Rusisë në monedhë të huaja.