Sërish e gjithë vëmendja tek Rihanna! Këngëtarja me famë botërore po përgatitet për “Super Bowl”.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja përmes një postimi në Instagram.
Pse nuk po këndon më Rihanna?
Rihanna u largua nga muzika duke u kthyer në një sipërmarrëse.
Në vitin 2017, ajo themeloi një kompani kozmetike të quajtur “Fenty Beauty”.
Sipas raportimeve, pas këtyre kompanive Rihanna u bë gruaja më e pasur në industrinë e muzikës. Megjithatë, pjesa dërrmuese e të ardhurave të saj vijnë nga linja e bukurisë dhe tekstilit.
Forbes njoftoi se Rihanna fitoi 1.7 miliardë dollarë në 2017.
Rihanna dëshiron të vazhdojë të rrisë vlerën e saj neto dhe tani ajo ka një projekt të ri në mendje. Ndërsa fansat e saj presin një album të ri, sipërmarrja e biznesit të Rihanna-s është larg muzikës.
Epo tashmë ylli i muzikës do të rikthehet me një superperformancë vitin e ardhshëm. Sa prej jush mezi po e prisni?