Supë verore me kungulleshka dhe kos, receta më e shijshme që keni provuar ndonjëherë

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Përbërësit:

400 gram kungulleshka

50 gram gjalpë

2 lugë gjelle miell

2 gota kos

2 thelpi hudhër

700 ml lëng perimesh

kripë, piper

kopër

UDHËZIMET

1-Lani, qëroni kungujt dhe i prisni në feta rrumbullake. I vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj dhe më pas i lini në një enë me pecetë për të thithur vajin.

2-Në një tenxhere skuqni gjalpin, shtoni miellin dhe e trazoni mirë. Shtoni kosin, më pas lëngun e perimeve dhe hudhrat. E lini në zjarr për disa minuta.

3-Nga fundi shtoni kungujt, kripën, piperin dhe koperin. E hiqni nga zjarri dhe nëse dëshironi ta bëni supën kremoze i kaloni sipër një blender dore./albeu.com


Shtuar 31.05.2022 14:21