Sunak vendos të dërgojë tanke në Ukrainë

Britania thuhet se do të dërgojë tanke në Ukrainë.

Kryeministri, Rishi Sunak, ka rënë dakord të sigurojë menjëherë katër tanke beteje Challenge 2, me tetë të tjerë që do të vijnë më pas, raporton The Sun.

Duke cituar një burim nga Downing Street, tabloidi thotë se Sunak do të informojë presidentin ukrainas Volodymir Zelenskyn, sot.

Kjo do ta bënte Mbretërinë e Bashkuar fuqinë e parë perëndimore që furnizon Kievin me tanke kryesore luftarake,  një hap i rëndësishëm i bërë pavarësisht frikës brenda NATO-s se mund të konsiderohet nga rusët si një përshkallëzim i madh i luftës.

Kjo vjen pasi Rusia duket se ka siguruar fitimin e saj të parë në fushën e betejës në muaj, duke pushtuar Soledar.

Qyteti në rajonin lindor të Donetskut mendohet se ka rënë, megjithëse Zelensky këmbëngul se beteja vazhdon./albeu.com


Shtuar 14.01.2023 07:42