Sulmohen rëndë babë e birë në Krujë, shpallen në kërkim dy persona

Një sulm dhune ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Krujës.

Burimet policore bëjnë me dije se një 28-vjeçar me iniciale D.Gj dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar janë shpallur në kërkim pasi mësohet të kenë dhunuar dy persona babë e bir të moshës, Sh.S, 72 vjeç dhe A.S, 49 vjeç.

Gjithashtu, gjatë arratisjes së tij, shtetasi 28-vjeçar ka goditur me automjet të moshuarin, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim shtetasin D. Gj., 28 vjeç, pasi bashkë me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur shtetasit A. S., 49 vjeç dhe Sh. S., 72 vjeç (babë e bir). Gjithashtu, shtetasi D. Gj. ka goditur me automjet, shtetasin Sh. S., gjatë largimit. Shtetasi Sh. S. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, policia e Krujës është duke punuar për zbulimin e plotë të rrethanave dhe gjetjen e personave.


Shtuar 5.02.2025 16:54

Tags: ,