Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dënoi sulmin e Rusisë mbi Kiev të hënën, derisa bëri të ditur se do të vazhdojë përkrahja për Ukrainën.
Numri i viktimave në Kiev shkoi në 11, derisa 60 persona u plagosën në sulmin me raketa.
Sulmin rus e dënuan edhe vendet perëndimore, gjersa presidentin Vladimir Putin, kërcënoi Ukrainën “se do t’i vazhdojë aksionet” nëse cenohet territori rus.