Skena zemërthyese janë ato që kanë tronditur botën dhe vijnë nga Kharkiv, aty ku bombardimet e njëpasnjëshme ruse shkaktuan disa viktima, mes të cilëve edhe një 13-vjeçar.
Pikërisht imazhi i babait të vogëlushit nga Kharkivi, i cili, i ulur në gjunjë e me lot në sy refuzon të lëshojë dorën e të birit 13-vjeçar.
Burri nuk largohet nga trupi i djalit, i shtrirë në tokë, ndërsa një efektive policie i afrohet dhe, duke e kapur për dore, përpiqet ta ngushëllojë.
Edhe ajo do ulet në gjunjë dhe pret që babai i pikëlluar të mbarojë së lexuari lutjet e tij.
Tre persona humbën jetën në sulmin me raketa të 19 korrikut në qytetin e Ukrainës lindore. Mes njëmbëdhjetë të plagosurve është një vajzë 15-vjeçare, motra e madhe e viktimës 13 vjeç.
Kliko këtu për të parë videon