Sulmi i dyshuar terrorist në një qendër tregtare në Danimarkë që shkaktoi shumë viktima dhe të plagosur, nuk ka qenë shumë larg vendit ku do të mbahej sonte koncerti i këngëtarit të njohur britanik, Harry Styles.
Si pasojë e sulmit është marrë vendimi ekstrem për të anuluar koncertin për shkak të panikut që është shkaktuar dhe rrezikun që vazhdon të mbizotërëojë në Kopenhagen.
Fillimisht u njoftua se nisja e koncertit do të shtyhej për një orë, por pas 90 minutash qytetarët e pranishëm në Royals Arena u njoftuan se koncerti është anuluar për shkaqe sigurie.
17 mijë qytetarët e pranishëm në koncert, u shoqëruan nga policia jashtë ambienteve të godinës ku do të zhvillohej koncerti.
Policia i shoqëroi ata në drejtim të metrosë dhe autobusëve, nën masa të rrepta kontrolli./albeu.com