Hoxha me të rinjtë në Jalë: Rinia është thelbësore për anëtarësimin në BE, Evropa nis nga shtëpia

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë të rinj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në #RinCamp2026.

Diskutimet me të rinjtë, të zhvilluara në panelin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, u përqendruan te anëtarësimi në BE dhe progresi i Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Gjatë ndërhyrjes së tij, Ministri Hoxha nënvizoi se ky proces nuk mund të ecë përpara pa angazhimin aktiv të të gjithëve, sidomos të të rinjve, të cilët nesër do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë të çdo investimi të sotëm.

“Ky është synimi ynë kombëtar, misioni ynë i përbashkët dhe shansi më i madh i të rinjve. Askush nuk mbetet jashtë; secili ka një rol për të dhënë. Ky brez do të jetë i pari që do ta jetojë Shqipërinë si Shtet Anëtar i Bashkimit Evropian. E kam theksuar edhe gjatë turit të takimeve me të rinjtë se Evropa fillon këtu. Vendimet merren në Bruksel, por reformat realizohen këtu. Efekti i gjithçkaje që vendoset në Bruksel ndjehet në Shqipëri”, u shpreh Ministri.

Sipas Hoxhës, kur kuptohet se anëtarësimi në BE nis këtu, në vend, secili prej nesh, si në mënyrë individuale ashtu edhe së bashku, mund të kontribuojë për ta afruar këtë të ardhme.

“Ndërsa detyra jonë është ta udhëheqim Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE, detyra e të rinjve do të jetë të përfaqësojnë dhe mbrojnë si interesat e Shqipërisë brenda familjes evropiane, ashtu edhe interesat tona të përbashkëta evropiane në skenën globale”, theksoi Ministri i Jashtëm.


Shtuar 11.07.2026 17:46

matbetcasibomultrabetCasibom GirişmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş