Sulmi ndaj EULEX-it në veri të Kosovës, vjen reagimi i NATO-s

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës. Ajo ka dënuar sulmin me shok-bombë ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës.

Lungescu, shprehet se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lungescu.

Më tej  ajo ka shkruar se misioni i KFOR-it mbetet

“Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Lungescu.


Shtuar 11.12.2022 14:32