Një Gjykatë e Apelit në SHBA nuk ka pranuar që të zbardhen dokumentat e Shtëpisë së Bardhë, gjatë kohës që në pushtet ishte Trump.
Kujtojmë se ky vendim vjen pas ngritjes së një Komiteti, i përbërë nga ligjvënës të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili po përpiqet të zbulojë nëse Trumpi ka pasur njohuri paraprake për trazirat, shkruan Reuters.
Më 6 janar, mbështetësit e Trumpit e kishin sulmuar ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit po mblidheshin për të vërtetuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.
Trumpi ka refuzuar të pranojë humbjen përballë presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke pretenduar – pa prova – se ka pasur mashtrime masive në votime.
Hetimet po bëhen nga një komitet i ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila dominohet nga demokratët e presidentit Biden.
Paneli dëshiron të shohë të dhëna telefonike, regjistra të vizitorëve dhe dokumente të tjera të Shtëpisë së Bardhë, që mund të hedhin dritë mbi ngjarjet e 6 janarit.
Por, Gjykata e Apelit në Uashington vendosi ndalesë të përkohshme mbi urdhrin e një gjykate më të ulët për dorëzimin e dokumenteve të premten.
Gjykata e Apelit tha se do të caktojë një seancë për 30 nëntor./albeu.com/