Forcat ruse goditën qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, me sulme vetë-shpërthyese me dronë këtë të mërkurë.
Si pasojë e sulmeve katër persona u plagosën rëndë, ndërsa në zonë u shkaktua një zjarr i madh.
“Forcat tona të mbrojtjes nxorën pesë prej tyre [dronë], por pjesa tjetër kaluan, duke goditur një kompani logjistike. Sulmi i armikut rezultoi në një zjarr që shpërtheu mbi 3000 metra katrorë”, shkroi zëdhënësi i administratës rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk.
Dronët vetë-shpërthyes kanë luajtur një rol të rëndësishëm në konflikt që kur Rusia nisi pushtimin e saj në fund të shkurtit.
Ata janë në gjendje të qarkullojnë për ca kohë në një zonë të identifikuar si një objektiv i mundshëm dhe të godasin vetëm pasi të identifikohet një mjet armik.
Rusia ka nisur një seri sulmesh me dronë në të gjithë Ukrainën javët e fundit, duke goditur infrastrukturën jetësore civile dhe duke mbjellë terror në qytetet ukrainase larg vijës së parë të luftës.