Sulme masive mbi Ukrainë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Rusia shënjestroi infrastrukturën sociale dhe jetësore në një sulm masiv me raketa dhe dron në Ukrainë sot, tha kryeministri ukrainas Denis Shmyhal, ndërsa zyrtarët ukrainas thanë se tre persona u vranë.

Sipas zëdhënësit të Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ikhnat , Rusia nisi një sulm masiv ajror të kombinuar në Ukrainë.

Janë përdorur raketa hipersonike, cruise dhe raketa balistike, përfshirë tipin X-22, të cilat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u kapur, thotë ai në një intervistë për rrjetet televizive.

Një person vdiq dhe 7 u plagosën në një sulm të forcave ruse në një ndërtesë shkolle në Odessa, njoftuan mediat ukrainase, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Një person tjetër u vra dhe tre u plagosën kur një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Krahas sulmeve masive me raketa të lëshuara sot nga forcat ruse, një person tjetër vdiq dhe 8 u plagosën në Kharkiv dhe 7 të tjerë u plagosën në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

Rusia nuk ka komentuar ende për sulmin ajror.


Shtuar 29.12.2023 10:32

Tags: ,