Sulm në një supermarket në  Zelandën e Re, policia vret autorin

Policia e Zelandës së Re ka qëlluar dhe vrarë një ekstremist të dhunëshëm që plagosi me thikë dhe armë të paktën 6 persona në një supermarket në Auckland.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e përshkroi ngjarjen si një “sulm terrorist” nga një shtetas i Sri Lankës i cili ishte nën mbikëqyrje.

Autori, të cilit nuk mund t’i zbulohet identiteti, thuhet se është frymëzuar për sulmin nga grupi terrorist ISIS. Ai kishte mbërritur në Zelandën e Re në tetor 2011 dhe u bë një person me interes të sigurisë kombëtare në 2016.

Gjithashtu kishte qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe mbikëqyrje për shkak të shqetësimeve rreth ideologjisë së tij.

Raportet lokale thonë se nga 6 pacientët e dërguar në spital, tre janë kritikë, njëri është në gjendje të rëndë dhe dy janë në gjendje të moderuar./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 08:21