Një 16-vjeçar është arrestuar pasi dy nxënës kanë marrë plagë të rënda në një shkollë private në Angli.
Policia e Devon dhe Cornwall u thirr në shkollën Blundell në Tiverton, pas raportimeve për një sulm të rëndë rreth orës 13:00 të së premtes.
Sipas policisë, tre persona, dy prej tyre nxënës, ishin sulmuar dhe kishin marrë plagë të rënda. Ata janë dërguar në spital për mjekim.
16-vjeçari i arrestuar, i cili dyshohet se është autor i ngjarjes, është dërguar në paraburgim.
Sakaq, policia nuk bën me dije se me çfarë janë plagosur personat./Albeu.com/