Sulm me thikë dhe çekiç në Paris,i riu vret 3 persona pranë Kullës Eiffel

Një i vdekur dhe dy të plagosur janë bilanci i sulmit të armatosur të së shtunës mbrëma në qendër të Parisit, pranë Kullës Eiffel. Autori është një 26-vjeçar francez, mysliman ekstremist, i cili vuante nga çrregullime psikiatrike. Ai goditi për vdekje një turist gjerman dhe plagosi me një çekiç dy kalimtarë – një francez rreth të 60-tave dhe një turist, kombësia e të cilit nuk u specifikua – përpara se të ndalohej dhe arrestohej nga policia.

Gjatë sulmit, ai bërtiti “Allahu është i madh”, tha një burim policor dhe ministri i brendshëm francez konfirmoi. Gerald Darmanen tha në një konferencë për shtyp se i arrestuari i tha policisë se ishte i zemëruar sepse “kaq shumë myslimanë po vdesin në Afganistan dhe Palestinë”.

Sulmuesi ishte i njohur për autoritetet pasi u dënua në vitin 2016 me katër vjet burg për planifikimin e një sulmi, zbuloi ministri i brendshëm francez.

“I dërgoj të gjitha ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të shtetasit gjerman që humbi jetën këtë pasdite gjatë sulmit terrorist në Paris dhe mendoj me emocion për njerëzit që u plagosën dhe po kujdesen. Falenderimet më të sinqerta për forcat e emergjencës që bënë të mundur arrestimin e shpejtë të një të dyshuari. Prokurori kombëtar anti-terror do të hedhë dritë mbi këtë çështje në mënyrë që drejtësia të vendoset në emër të popullit francez”, shkroi presidenti francez Emmanuel Macron në Twitter.


Shtuar 3.12.2023 08:58