Sulm me bombë në një shkollë fetare në Afganistan, të paktën 10 të vdekur

Të paktën 10 persona janë vrarë nga një shpërthim me bombë në një shkollë fetare në veri të Afganistanit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka thënë për BBC, se shpërthimi ka ndodhur në Aybak, pjesë e provincës Samangan dhe mendohet të kenë humbur jetën më shumë njerëz.

Deri më tani askush nuk ka mbajtur përgjegjësinë për sulmin. Shpërthimi thuhet se ka ndodhur në momentin që besimtarët po largoheshin nga shkolla fetare.

Sipas një mjeku i cili ishte dëshmitar, shumica e viktimave ishin nxënës shkolle.

 

 

“Të gjithë ata janë fëmijë dhe njerëz të zakonshëm”, ka thënë një mjek për AFP.

Ndërsa, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Nafee Takkur, tha se forcat e sigurisë së talibanëve janë duke hetuar mbi sulmin dhe janë zotuar se do të “identifikojnë autorët dhe dënojnë autorët”.