Sulm me bojë ndaj ambasadorit, Rusia i bën thirrje Polonisë që të kërkojë falje

Moska ka kërkuar falje zyrtare nga Polonia dhe paralajmëroi hakmarrje të mundshme në të ardhmen pasi ambasadori i saj u lye me bojë të kuqe.

Sergej Andreev u sulmua nga njerëzit që protestonin kundër pushtimit të Ukrainës dhe ndërsa shkonte për të vendosur lule në varrezat ushtarake sovjetike në Varshavë të hënën. Reagimi nga Moska ishte i furishëm.

Ministria e Jashtme e Rusisë thirri ambasadorin polak Krzysztof Krajeëski për të shprehur zemërimin e saj.

“Rusia pret një falje zyrtare nga udhëheqja polake në lidhje me incidentin dhe kërkon që të sigurohet siguria e ambasadorit rus dhe të gjithë punonjësve të institucioneve të huaja ruse në Poloni”, thuhet në një deklaratë.

“Një vendim për hapat e mëtejshëm do të merret në varësi të reagimit të Varshavës ndaj kërkesave tona.”/albeu.com