Sulm me 8 të vdekur në një market në SHBA, autori u fut “Live” në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Të paktën 8 të vdekur janë regjistruar nga një sulm me armë në një market në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të shtëna me armë janë shënuar në Tops Markets në Jefferson Street në Buffalo, sipas raportimeve nga mediat e huaja.

Videot dhe fotot e publikuara në Twitter tregojnë policinë duke vënë në pranga një të dyshuar, ndërsa 9 persona mësohet se janë qëlluar. NBC raportoi se kishte tetë të vdekur dhe një të plagosur në gjendje kritike. Burimet thanë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan me një pushkë dhe kishte të veshur pajisje ushtarake.

Incidenti nisi të shtunën pasdite, kur oficerët e policisë u thirrën në Tops Markets në 1275 Jefferson Avenue. Kur mbërritën në vendngjarje, së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës së shtetit të Nju Jorkut, gjetën disa viktima në tokë jashtë supermarketit dhe të tjerë brenda dyqanit.

Autori dyshohet se ka bërë një transmetim të drejtpërdrejtë në momentin e sulmit.

Guvernatorja e shtetit tha se ajo po monitoronte nga afër incidentin dhe u kërkoi atyre në Buffalo të shmangnin zonën dhe të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve dhe zyrtarëve lokalë.

I dyshuari shkroi në një postim në internet se ishte i motivuar nga teoria e konspiracionit se të bardhët do të eliminohen nga racat e tjera.

Kujtojmë se të tilla sulme janë të shpeshta në Shtetet e Bashkuara, ku rasti i fundit është pak muaj më parë./albeu.com/