Sulm kamikaz në një qendër arsimor në Kabul, 19 të vdekur dhe shumë të plagosur

Policia e Kabulit thotë se një sulm kamikaz ka ndodhur në një qendër arsimore në kryeqytetin afgan, ku janë vrarë të paktën 19 persona dhe kanë mbetur të plagosur shumë të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në qendrën arsimore Kaaj në zonën Dasht-e-Barchi në perëndim të qytetit.

Studentët kishin qenë në një provim praktik në universitet, thanë zyrtarët nga qendra.

Shumë nga ata që jetojnë në zonë janë nga minoriteti Hazara, i cili ka qenë në shënjestër në sulmet e kaluara.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmi./albeu.com

 


Shtuar 30.09.2022 08:25