Pjesa më e madhe e Francës është përfshirë nga stuhi të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të mëdha. Si pasojë, një grua ka vdekur dhe vreshtat e rrushit janë shkatërruar, raporton France 24.
Ishulli i Koriskës është përmbytur, ndërsa temperaturat kanë shënuar rekord në muajin qershor.
Gruaja që humbi jetën, vdiq pasi u bllokua në makinën nga ujërat e furishme të shkaktuara nga një stuhi në qytetin verior të Rouen, njoftoi zyra e kryetarit të bashkisë.
Në rajonin Landes dhe Gers të Francës jugperëndimore, ka pasur breshër me madhësi sa topat e golfit. Bernard Malabirade, president i departamentit të bujqësisë Gers, tha se stuhia e breshrit kishte prekur dhjetëra mijëra hektarë.
France-Meteo ka paralajmëruar se stuhi të tjera në vazhdim, duke filluar në jugperëndim dhe duke lëvizur në veri dhe lindje në të gjithë vendin./albeu.com