Mbrëmjen e së mërkurës, juglindja e vendit u përfshi nga mot i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm dhe aktivitet të shtuar elektrik në disa zona.
Në disa qytete të kësaj pjese të vendit janë vërejtur shkarkesa të shumta elektrike, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për dëme apo incidente të rënda.
Të lidhura
None found
Si pasojë e reshjeve intensive, të shoqëruara edhe me rrufe të forta, qarkullimi i automjeteve u vështirësua për disa minuta. Drejtuesit e mjeteve u detyruan të ecin me kujdes, për shkak të rënies së ndjeshme të shikueshmërisë.
