Stuhi dëbore në Kaliforni, 13 qarqe shpallin gjendje të jashtëzakonshme, vdes e moshuara

13 qarqe në Kaliforni kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së dëborës që ka pushtuar vendin ditët e fundit.

Ekipet e shpëtimit po punojnë vazhdimisht për të zhbllokuar zonat malore që janë izoluar nga bora.

Sipas BBC, një grua 80-vjeçare humbi jetën kur tarraca e saj u shemb për shkak të peshës nga dëbora.

Më shumë se 75,000 banorë dhe biznese në Kaliforni kanë mbetur pa energji elektike të enjten në mëngjes./albeu.com/