Strehimi i afganëve në Shqipëri, ambasadori i BE takon Xhaçkën dhe Çuçin

Shqipëria pritet që të strehojë mijëra afganë për rreth një vit në Shqipëri. Për të diskutuar në lidhje me këtë temë, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka pritur në zyrë ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçkën dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan: “Diskutime të mira sot me ministrat Xhaçka dhe Çuçi. Unë përsërita lavdërimin për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë. Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur. Ne prekëm çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe me dinjitet”./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 18:01