Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë për të gjetur një urë komunikimi me Erdoganin në lidhje me çështjen e mos pëlqimit të Ankarasë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Helsinki dhe Stokholmi thanë dje se do të vazhdojnë dialogun me Turqinë për kërkesën e tyre për t’u anëtarësuar në NATO, por nuk thanë nëse ishte bërë përparim në tejkalimin e kundërshtimeve të Ankarasë për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Anëtarësimi në NATO kërkon unanimitet nga 30 shtetet aktuale anëtare të Aleancës.
Stoltenberg do të takohet me zyrtarë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia në ditët në vijim
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha 24 orë më parë se do të ftojë zyrtarë të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia në Bruksel në ditët në vijim për një takim për pranimin e dy vendet nordike në Aleancën e Atlantikut të Veriut.