Stjuardesa gjendet e vdekur në dhomën e hotelit me çorape në gojë

Një stjuardesë e American Airlines u gjet e pajetë me një çorape në gojë në të hënën mbrëma, tha policia.

Gruaja 66-vjeçare u gjet në dhomën e saj të hotelit pak pas orës 22:40, sipas zyrtarit të informacionit publik Shaën Richie.

Sektori i Detektivëve të Vrasjeve në departamentin e policisë është duke hetuar, sipas zyrës së informimit publik, e cila shtoi se në vendngjarje nuk u gjet asnjë armë.

Kryeinspektori i Policisë së Filadelfias Scott Small i tha NBC Philadelphia se policia po e heton incidentin si një vdekje e dyshimtë, megjithëse nuk kishte shenja të hyrjes me forcë dhe gruaja e paidentifikuar ishte duke marrë disa medikamente.

Një deklaratë nga American Airlines tha se punonjësit janë “të shkatërruar nga ky lajm”.

“Mendimet tona janë me familjen dhe kolegët dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të gjithë të prekurit të kenë mbështetjen që u nevojitet gjatë kësaj kohe të vështirë”, vazhdoi deklarata.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me zbatimin e ligjit vendas në hetimin e tyre.”

Përfaqësuesit e Marriott dhe Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor nuk mund të kontaktoheshin menjëherë në mëngjesin e së mërkurës./Albeu.com


Shtuar 27.09.2023 19:16